Një ndërhyrje delikate në zemër e realizuar me sukses në shërbimin e #Kardiokirurgjisë, në QSUT, duke i shpëtuar jetën foshnjes vetëm 10 ditëshe, që lindi me dy komplikacione të mëdha në zemër.
😇 Elora e vogël sot gëzon shëndet të plotë, falë operacionit të shkallës tepër të lartë të vështirësisë të realizuar nga ekipi i talentuar i #Kardiokirurgjisë, drejtuar nga Prof. Arben Baboçi, me Prof.Asc. Altin Veshti, Prof.Asc. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi, Dr. Fiorba Mana, Dr. Marsela Goga, Kryeinfermiere Neranxa Elezi dhe infermiere Majlinda Malaj.