LAJM I FUNDIT/ Protesta e thirrur nga Berisha, vjen reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë

Një ditë para protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka ardhur edhe reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë.

Në njoftimin e publikuar nga ambasada, mesazhi drejtohet ndaj shtetasve amerikanë të cilëve u kërkohet që të shmnagin çdo tubim apo grumbullim të madh në qytet dhe gjithashtu të jenë të infromuar gjatë gjithë kohës për vendndodhjen e tyre konkrete.

Kujtojmë se nesër ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët pas skadimit të ultimatumit të vendosur ndaj Bashës, pritet të ketë trazira mes demokratëve të cilët do të tentojnë të hyjnë në selinë e PD.

MESAZHI I AMBASADES AMERIKANE

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të informuar për vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.