Një ngjarje ka ndodhur pak më parë në Radhimë. Një doktor nga Korça është gjetur pa shenja jete.
Behet e ditur se, doktori me inicialet Kujtim Shabani kishte tre ditë që kishte nisur pushimet në Radhimë
49-vjeçar që u gjet pa shenja jete në shezlong është Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, Kujtim Shabani.
Shkak ishte të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.