Manjola Nallbani mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare. Ndonëse pak kohë më parë festoi 53 vjetorin, ajo gëzon linja përfekte të trupit që do t’i dëshironte çdo vajzë.
Së fundmi këngëtarja ka dy fjalë për të gjithë ato që e paragjykojnë për fotot në rrjetet sociale ku duket gjithmonë e lumtur. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja e dashur shqiptare falenderon Zotin për të gjithë të mirat e jetës, ndërsa thotë se energjia dhe fryma e keqe e njerëzve nuk i shërben askujt.
“Une kam nje qellim ne jeten time! Duke i qene mirenjohese ZOTITqe ekzistoj, te punoj per te bere deri sa te kem jete- Versionin Me Te Mire te Vetes , Se pari ne permbajtje e pastaj ne forme!
Jam e lumtur qe kam dy sy qe nuk me dhembin kurre nese shoh njerez te tjere te realizuar e te bukur!! Perkundrazi kam admirim!
Kam nje mendje qe deri me sot kuuurre se kam perdorur per te demtuar askend ( pavaresisht inatit e merzise se njerez jemi) por vetem per te bere dicka te mire me shume per veten, familjen, po dhe per kedo qe ka pasur nevoje per ndihmen time!
Kam bindjen dhe nga cfare lexoj, qe ne jemi grimca energjie! Ate qe jep do marresh….Nese do shohesh poshte ( ne sensin e energjise se keqe) do te te merren mendte e te keputet qafa
Frymezohem nga ato njerez qe kane arsye te me frymezojne dhe dua qe une te jem inspirim, vetem per dy qeniet me te shenjta ne jeten time @megitona @sindi.tona me ate cfare ato kane pare e jetuar prej meje cdo dite te jetes! Te gjithe kemi semundje, shqetesime, lodhje, zhgenjime po ne rrjetet sociale une kam zgjedhur vetem te qesh!”, shkruan Manjola Nallbani.