Përbërësit:
1 kg kunguj të njomë
3-4 lgj miell
vaj për skuqje
kripë
1 kg kos
4-5 thelpinj hudhër
kopër
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0,5 cm, i spërkatim me kripë dhe më pas i pudrosim lehtë me miell.
Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, i largojmë dhe i lëmë mënjanë.
Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe i shtypim ato me pak kripë deri sat ë bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, i përziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë hollë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.