#RESPEKT
Histori e bukur e luftës për jetën
Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, u krye me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT
Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte
Ecuria post-operatore ishte shumë e mirë dhe 67-vjeçarja tashmë është larguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore
Përgëzime ekipit me Dr. Arvit Llazani, Dr. Aurel Janko, Dr. Zamira Hysenaj, Dr. Orient Hasanaj dhe infermieret, Eliora Goxhabelliu dhe Mirjana Mema
#VetëmPërpara
Kryhet me sukses operacioni i rralle ne QSUT. Hiqen 3 tumore dhe shpetohet nje jete
