Nga 1 janari i vitit te ardhshem paga minimale ne vendin tone do te behet 32 mije leke te reja nga 30 mije leke te reja qe eshte aktualisht.
Lajmin e ka bere me dije kryeministri Edi Rama ne rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit ne lidhje me uljen e tatimit ne 13% per pagat nga 150 deri ne 200 mije leke.
“Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije leke TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete”, shkruan Rama.