Prej disa ditësh Fifi dhe Graniti janë parë të kenë një lloj afrimiteti me njëri-tjetrin, aq sa të gjithë mendojnë së ata do të dalin çift nga shtëpia e “BB Vip”, por raporti i tyre ka patur edhe luhatje. Së fundmi ka qenë Fifi ajo e cila ka shkaktuar një “krisje” në marrëdhënien e tyre, pasi në një moment ajo i ka thënë Granitit se nuk e përballon dot vëmendjen që ai i jep vajzave të tjera brenda shtëpisë.
Madje ajo ironizoi edhe afrimitetin ms Granitit dhe Semit, por Graniti reagoi i paqartë në lidhje me atë që po dëgjonte. Më pas Fifi largohet në shtratin e saj dhe nis të qajë, ndërsa i thotë Granitit se nuk do që të bëhet pengesë mes tij dhe Semit. “Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion“- tha Fifi. ”Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë” – u shpreh nga ana tjetër Graniti.