Krap në tavë

Përbërësit

300 gr krap
200 gr qepë
50 gr vaj
pak salcë domatesh (të trashë)
piper i zi
kripë
pak spec djegës
1 lugë kafe miell
pistil kumbulle
gjethe dafine

Përgatitja
1
Priteni qepën dhe hidheni në një tenxhere ku shtuar dhe vajin.
2
Kavërdisini në zjarr të ngadaltë derisa të shkrihet qepa.
3
Shtoni kripën, specin djegës dhe vazhdoni kavërdisjen.
4
Kur qepa të jetë shkrirë, hidhni salcën e domates të holluar me pak ujë, miellin dhe shtoni një gjethe dafine.
5
Kavërdiseni derisa të shihni që salca është gati.
6
Në një tavë për pjekje hidhni shtresën e parë të salcës dhe vini peshkun sipër, pastaj prapë salcë derisa të mbuloni peshkun. Futeni në furrë në 300 gradë celcius përreth 25 minuta, duke i ndryshuar pozicionin vazhdimisht që të piqet mirë.

Leave a Reply