Ndërsa pak ditë më parë vetë. 8 nga 12 prefekturat në vend kishin raste infektimesh, tani janë 10 prefektura që kanë persona të prekur me kovid.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Në këtë mënyrë harta e të infektuarve po zgjerohet kudo, nga veriu në jug dhe disa prej këtyre rasteve janë të dyshuara për virusin indian Delta.
Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin kurse dy javë më parë ishim vetëm gjysma e kësaj shifre.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Javën e kaluar kishte vetëm një pacient.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Deri tani shënohen 2456 të vdekur në spitalet kovid.
Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 3
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3039
Testime totale 834,730
Raste pozitive 132,592
Raste të shëruara 130,050
Raste Aktive 86
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 31
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 6
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës. 2
Gjirokastër 1