Varianti i COVID -19 Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e sotme. Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani. Janë dy raste me Omicron të identifikuara në vendin tonë.
Rakacolli deklaroi se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta. Ajo theksoi se në bazë edhe të raportimeve, në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme në dy javët e fundit.
“Siç në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e Omicron edhe në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani.