Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar në rrjetin social Facebook pas lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarës Anila Dushi.
“Unë dhe Brixhida sot nuk e pritem nga një tjetër lajm i kobshëm: Anila Dushi, bashkëpunëtorja dhe mikja jonë, nuk arriti ta fitojë betejën me virusin.
Anila ishte një vajzë e ditur dhe kurajoze, që e nderoi profesionin e gazetarit dhe Shkodërlocen. Ishte një kolege dhe mësuese e reporterëve të rinj. Të tillë do ta mbajmë mend.
Ngushëllimet më të thella për familjarët dhe të afërmit. U prehsh në paqe, e mira Anilë!”, shkruan Koço Kokëdhima.