Priyanka Chopra është një yll i famshëm nga India. Ajo është vajza e parë indiane që është kurorëzuar Miss World në vitin 2000. Eshtë shumë e njohur në botën e bukurisë. Një arsye për këtë është pasi nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse është 41 vjeçe.
Priyanka ka një karrierë prej 15 vitesh. Ajo ka mësuar shumë këshilla dhe truke për të mbajtur bukurinë e saj, në mënyrë të përsosur dhe pa rrudha në asnjë moment.Flokët e saj të bukur dhe modelet që i ndërron çdo ditë janë të njohur në të gjithë botën. Sekreti i saj për flokë të shëndetshëm qendron tek masazhimi i tyre me vaj të nxehtë tri herë në javë. Sipas saj, vaji i nxehtë është shumë efektiv për të kuruar flokët e dëmtuara.
Për lëkurën:
Rregulli numër 1 i bukurisë është kombinimi i ½ filxhan me kos dhe me dy lugë lëng limoni. Do e aplikoni atë në fytyrë dhe e lini të veprojë përreth 30 minuta. Më pas e shpëlani si zakonisht me ujë të bollshëm.
Pra, përpiquni të ndiqni këshillën e Priyanka Chopra në qoftë se nuk dëshironi të keni asnjë pikë rrudhë!