Kishte ndjesinë sikur e zinte korenti ne duar mjeket zbulojne semundjen e rende qe kishte

Një nënë ka ndarë në rrjete sociale historinë e saj me sëmundjen e kancerit të gjakut dhe po u bën thirrje të gjithëve të mos i anashkalojnë simptomat qe te shpetoj sa me shume jete njerezish.

Gruaja tregon se para se të diagnostikohej me sëmundjen e njohur si Mieloma kishte kaluar netë të gjata si me shpim gjilpërash në duar e këmbë dhe gati e kishte të pamundur të flinte.

Megjithatë lajmi pë këtë sëmundje nuk e zbehu forcën e saj pasi ajo tashme si një infermiere në profesion po e kthen në thirrje përvojën e saj për ndërgjegjësimin të simptomave serioze “para se të jetë tepër vonë”.

Carol tha: “Isha e rraskapitur gjatë gjithë kohës. Në shtëpi atuaja rregullisht, dhe më pëlqente kopshtaria. Gjithmonë isha mësuar e dilja për të ecur me qenin tonë – por thjesht nuk kisha më energji për të. Refuzova ftesat për raste sociale sepse e dija që do të vuaja të nesërmen.”

Ajo beson se mjekët e përgjithshëm të familjes kanë nevojë për një kurs të intensiv për kancerin e gjakut pasi duket që asaj nuk ia kapën shenjat në kohë. Duke filluar nga dhimbja e shpinës për të cilën asnjë nuk mendoi ta lidhte nme kancerin e gjakut.

Nga takimi i parë me mjekun në 2020 ajo u largua me diagnozën se dhimbja ishte shiatike e nervave dhe mori qetësues e më tej bëri fizioterapi. Por gjërat vazhduan të përkeqësoheshin dhe kur ishte faza kur filloi ndjesia e shpimit si gjilpërash në gishtat e duarve dhe këmbëve filloi natën e i dukej sikur po cmendej.

Më në fund, pas muajsh vuajtjesh, ajo u referua te një specialist dhe diagnoza e tronditi pa masë.

Në tetor 2022 filloi kimioterapinë dhe tani po feston dëshirën e saj për jetën, duke thënë: “Unë jam më e vendosur se kurrë për ta jetuar jetën “.

Duke pritur me padurim të përqafojë rolin e saj si gjyshe, ajo mbetet optimiste për shkak të përparimeve në trajtimet mjekësore, pavarësisht se e di natyrën e gjendjes së saj: “E di që është e pashërueshme dhe do të kthehet por unë nuk dorëzohem.” shiko.news