Kimë me Vezë

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë (të grira imët)
2 karotë (të grira imët)
2 degë selino
400 gr mish i grirë
3 domate (të grira në rende)
100 ml ujë
kripë
piper
pak spec i kuq (të bluar)
2 vezë
1 gjethe dafine

Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni karotat dhe selinonë. I trazoni mirë dhe më pas shtoni mishin e grirë.
2
Lërini disa minuta dhe shtoni domatet. Përsëri i trazoni dhe ndërkohë shtoni ujin.
3
Gjatë kohës së zierjes shtoni kripë, piper dhe specin e kuq për shije. Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe e shtroni kimën në një tavë. Sipër tavës thyeni dy vezët.
4
Tani e vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Në fund e shërbeni të ngrohtë, shtoni pak piper dhe sipër i vendosni një gjethe dafine.

Leave a Reply