Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi po mbajnë një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi masat e reja Anti-K 0 V I D, derisa tha se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar për të përdorur transportin publik e privat, të hyjnë në qendra tregtare e restorante.
Me këtë rast, Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen , derisa bëri të ditur se edhe gjatë vikendit do të mund të vaksinohen qytetarët.
Masat e reja që prezantoi ministri Latifi:
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar K 0 V I D.
Nga 3 janari 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlej vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.
Tash që ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve mbi 12 vjeç e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartpërmendura, do të lirohen personat nën 12- vjeç, personat me dëshmi mjekësore.
Personat e tillë duhet të paraqësin testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfry.tëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR.