Sabriu Fejzullahu i ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, me Evi Reçin tregoi se diçka i ka mbetur p eng i madh nga karriera e tij.
Sabriu tha se një prej bashkëpunimeve nuk u vlerësua dhe bëhet fjalë për këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, në bashkëpunim me Ledina Çelon.
Sabriu dhe Ledina konkurruan me këtë këngë në “Festivalin e Këngës” vite më parë. Më ka mbetur peng një këngë e Edmond Zhulalit kompozitorin e madh shqiptar. ‘Ma ke prish gjumin e natës’ me Ledina Çelon. Ajo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Nuk u vleresua institucionalisht nga juria nuk mori për hir të mundit që ka bërë di çka.”, tregoi Sabriu.