Kengetari i njohur Elton John ka treguar se “ka humbur shikimin”. Legjenda e muzikës u desh të linte performancën dhe te ndalonte koncertet e tij per shkak te problemeve qe ka me syt.
Eltoni ka folur më parë për një infeksion të rëndë të syve që e ka penguar ndjeshëm aftësinë e tij për të regjistruar muzikë të re.
“Fatkeqësisht humba shikimin në syrin tim të djathtë në korrik, sepse kisha një infeksion dhe tashmë janë katër muaj që nuk mund të shoh dhe syri im i majtë e humbi shikimin.Nje gjendje shume e merzitshme qe ne moshen 77-vjecare te humbasesh shikimin por kjo eshte jeta” u shpreht kengetari Elton John.
“Gjatë verës, jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy. Unë jam duke u shëruar, por është jashtëzakonisht i ngadalshëm procesi dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur.”