Pushtimi rus në Ukrainë po jep efekt në ekonominë dhe tregtinë globale ku çmimet e naftës dhe të grurit priten që të rriten.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri tha se rezervat e grurit në vendin tonë janë për 45 ditë. Ai e përjashtoi mundësinë e mbetjes pa furnizim me grurë dhe miell, por tha se çmimi i tyre do të rritet.
Kurse Shoqata e Hidrokarbureve, pohoi se rezervat me karburante në Shqipëri mjaftojnë për 3 muaj, por shtoi se situata në furnizime dhe çmime do të ndryshojë në varësi të luftës. Izolimi ekonomik i Rusisë nga sanksionet që po vënë vendet perëndimore do të bllokojë ekonominë e 11-të më të madhe në botë, dobësimi i së cilës do të vërë në vështirësi furnizimin e botës me naftë.