Kardiologu paralajmëron të mos injoroni 2 simptomat e para qe keni probleme me zemren

Njerëzit sot pranojnë se nuk e marrin seriozisht shëndetin e zemrës – pavarësisht se kanë simptoma që duhen kontrolluar profesionalisht.

Treguesit kryesorë që zemra juaj ka nevojë për kujdes mjekësor përfshijnë rrahjet të crregullta të zemrës, gulçim, rrahje të shpeshta të zemrës si edhe marramendje kur ngriheni shumë shpejt në këmbë.

Gjithashtu këmbët e fryra, si dhe krahët që ndihen të rënduar ose të dhimbshëm kur ushtroni, mund të jenë shenja që zemra juaj nuk po përshtatet me lëvizjet tuaja, ose se ka lëng të tepërt në trup.

“Miliona e dinë se shëndeti i zemrës është shumë i rëndësishëm”, thotë mjeku “por injorojnë shenjat paralajmëruese dhe bëjnë gjëra jo miqësore për zemrën, si ngrënia e ushqimeve të gabuara, pirja e duhanit dhe studimi tregoi se njerëzit po përpiqen të bëjnë ndryshime, por ka ende një mungesë të qartë të njohurive.

10 SIMPTOMA TË SHËNDETIT TË ZEMRËS QË JO GJITHMONË NJIHEN:

Marramendje kur ngriheni shpejtë në këmbë
Frymëmarrje e shkurtër
Vështirësi në përkulje
Palpitacione të përsëritura
Shtrëngimi i gjoksit
Dhimbje krahu – qafe, shpesh majtas
Vështirësi qëndrimi në këmbë
Siklet në gjoks
Këmbë të fryra
Rrahje të shpeshta ose aritmi zemre. Shiko.news