Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.
Bëhet me dije se 55-vjeçari, Dule Dollenga, ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilët së bashku me banorët e zonës kanë bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit.
Dollenga tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Moti i keq shkaktoi probleme të shumta sot në Gramsh, ku stuhia dhe breshëri solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë.