Përbërësit:
1 pulë fshati
400 gr jufka
100 gr gjalp
Rozmarinë, dafinë, trumzë
Kripë dhe piper
1 kokërr qepë
Përgatitja:
Presim pulën në racione dhe më pas e lajmë, e e thajmë. Valojmë 1 litër ujë dhe vendosim racionet e pulës për të valuar duke shtuar në të kripë dhe erëza t që dëshironi. ( trumzë, rozmarinë, dafinë). Në një tigan shkrijmë gjysmën e gjalpit dhe kaurdisim qepën e grirë në rende, pa i dhënë ngjyrë. E lëmë sat ë zbutet pak dhe shtojmë kripë e piper të zi. Shtrojmë jufkat në një tepsi. Shpërndajmë mbi të gjalpin me qepqn. Mund të vendosim dhe pak gjalp tek tuk dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180ºC për 7 minuta deri sa jufkat të zverdhen pak. Nëse do të bëni më pak se 400 gr mund ti kaurdisni edhe në tigan së bashku me qepën e më pas i shtroni në tepsi.
I nxjerrim nga furra dhe shtojmë në tepsi lëngun e pulës (duke i kulluar erëzat). Lëngu duhet të jetë baraz ose nën nivelin e jufkave. Vendosim dhe copat e pulës mbi to. Vendosim mbi çdo copë pule pak fare gjalp dhe më pas vendosim tepsinë në furrë për 10-15 minuta deri sa copat e pulës të zverdhen pak, por edhe jufkat të kenë përthithur komplet lëngun e mishit.