Nuk do të jenë vetëm pensionistët ata që do marrin shpërblim për kete fundvit, por shtohen edhe këto 2 kategori te tjera. Qeveria shqiptare do të shpërblejë edhe efektivët e policisë dhe bluzat e bardha. Vendimi, i botuar Fletoren Zyrtare, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, Për buxhetin e vitit 2020, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, thuhet në dokumentin në Fletoren Zyrtare.