Ja shenjat që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është tepër i lartë!

Të gjithë e dimë se diabeti është sëmundje që rrit nivelet e sheqerit në gjak. Por njerëzit e diagnostikuar me diabet nuk janë të vetmit që duhet të shqetësohen për nivelin e sheqerit në gjak. Çdo person duhet të shqetësohet për këtë problem, sepse në qoftë se dikush ka nivel sheqeri të lartë për periudhë të gjatë kohe mund të preket nga diabeti apo sëmundje të tjera të rënda shëndetësore.

Faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak janë:

Dieta e varfër
Mungesa e ushtrimeve të rregullta
Stresi
Problemet e tjera shëndetësore
Përdorimi i medikamenteve të caktuara
Simptomat që mund t’ju ndihmonjë të dalloni nëse bëni pjesë në grupin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit:

Gojë e thatë
Etje e shpeshtë
Probleme me stomakun
Impotencë
Shërim i ngadaltë i plagëve
Ndjenja e të qënit i uritur
Iritim i lëkurës, pa ndonjë shkak
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Vështirësi për t’u përqendruar
Turbullim i shikimit
Infeksione të shpeshta