Aktorja, Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuar të momentit. Me futjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka treguar historinë e saj të vështirë të jetës. Ndër të tjera, javën e fundit ka zbuluar një sekret që lidhet me një grua që ishte dashuruar pas saj.
Arjola tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri. Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur.
“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.
Arjola ka treguar se është tërhequr nga raporti me gruan, duke vazhduar jetën e saj normalisht.
Ajo ka mohuar të ketë pasur një pëlqim të ndërsjelltë ndaj saj. Ky sekret i Arjolës është pritur me shumë habi nga banorët e tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën si e ka mbajtur të fshehtë.