Ditën e sotme banorët zhvilluan një lojë.
Janë vendosur 15 gogla dhe secila prej tyre ka nga 2 pyetje.
Ata me rradhë do të marrin goglat dhe pasi të lexojnë pyetjet duhet të thonë për pyetjen 1 dhe të drejtojnë gishtin tek personi për të cilën mendon se shkon përgjigjja për pyetjen 1.
Pyetja 1 do të lexohet njëherë e para,do vazhdojnë të gjithë me rradhë dhe pastaj do të bëjnë raundin e dytë duke lexuar secili pyetjen e dytë.
Nuk duhet ta lexojnë me zë pyetjen,duhet të lexojnë me zë vetëm numrin e pyetjes.Më pas ata do të duhet të drejtojnë gishtin tek banori që mendojnë si përgjigjje për pyetjen.
Pyetja për Donaldin ishte kjo: Cili banor të ka zhgënjyer më shumë?
Përgjigjja e tij ishte Monika.
Ata vendosen që me hedhjen e lekut kokë apo pil,nëse bjen kokë atëherë banorët do të duhet ta lexojnë pyetjen me zë të lartë,nëse bjen pil nuk do ta lexojnë.
Donaldit i ra pil dhe kështuqë ai nuk e tha me zë të lartë pyetjen e tij.