Publikohet foto e Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra qe u perplasen nga treni.
Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione. Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania. Baha’i
Babai i tyre, Vittorio Pisanu ka një kompani me kamionë që bënin transport mallrash. Giulia do të mbushte 17 vjeçe në shtator, ndërsa Alesia që ndiqte shkollën e artit ishte 15 vjeçe.
Atyre u pëlqente të kërcenin. Në postimet në rrjete sociale, Giulia publikonte fotografi në rrjete sociale ndërsa dukej e pandarë nga motra.
“Ndonjëherë, mendoj se motra ime është arsyeja e vetme për të jetuar”, shkruante Giulia. Më pas publikonte video me këngët më të njohura të momentit nga Jake La Furia. Qyteti i Castenaso është në zi, familja dhe miqtë janë të tronditur. Ende nuk dihet arsyeja përse motrat zgjodhën t’i jepnin fund jetës ndërsa vijojnë hetimet.