Iliri nuk bashkëjeton dot me Monikën. Ka keqkuptime, nuk bien dakord dhe përdor kartën e banorit më të fortë duke kërkuar më nxirni në nominim me Monikën se e dua jashtë shtëpisë së Big Brother. Ai është i bindur se e djeg Monikën.
Kjo është vde kje me paralajmërim, thotë Monika, është presion i hapur ndaj publikut. Ke 1 muaj që më thua do dalësh, do dalësh. Cfarë domethënë “më coni mua në nominim me Monikën”, kjo është të influencosh banorët e tjerë, i thotë Arbër Hajdari nga studio.
Iliri nuk ka preferencë ndaj Monikës dhe tani kur janë drejt fundit të spektaklit, duket sikur Iliri është më shumë intolerant ndaj Monikës.Ai është i qartë që do që ta nxjerrë. Kjo tingëllon pak si sjellje arrogante por është publiku ai që vendos.
Iliri e ka eliminuar Monikën edhe në një konkurs tjetër me kërcime, duke preferuar aktorin Albano Bogdo ndaj saj. Duket sikur marrëdhënia e keqe midis të dyve, ka kohë që ekziston. Spektakle më parë domethënë.
Ti je e fundit e mendimeve të mia këtu brenda, emri yt nuk figuron absolutisht sepse rëndësia jote është minimale, i thotë Iliri në prime Monikës. Ti për një lojë u shpërfytyrove para publikut, i thotë Monika. Debati mes të dyve zgjat Akoma tani që po lexoni këtë shkrim, sepse VIPat kështu e kanë.
Je shumë djalë i keq, e mbyll Monika. Kujtova se do ishe një artist, një djalë i mirë, por ti je një hiç. Big Brother VIP tashmë ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij eksperimenti social në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.