IGJEUM, Instituti shqiptar i Gjeoshkencave, thotë se tërmeti i mbrëmjes së sotme e kishte epiqendrën në Shëngjin, 16 km në verilindje të këtij qyteti bregdetar buzë Adriatikut.
Sipas këtij shërbimi të ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe jo 5 apo 4.8 siç raporton EMSC.
IGJEUM thotë se tërmeti i orës 22.13 ishte me thellësi 20 km. Më herët EMSC njoftoi se thellësia ishte vetëm 2 kilometra. /noa.al