Në fshatin Terrnovicë të Podujevës, dje gjatë ditës është lënduar një person derisa ishte duke marr dru në mal.
I njëjti më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se djali është 36-vjeçari, Daut Zeqiri. Ai ishte zënë nga një lis derisa po prente drunjë në malet e Podujevës.
Ceremonia e të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 Podujevë.