Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 39°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të ulen ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 19°C në 34°C.