I ka munguar publikut/ Ka prezantuar Portokallinë dhe shumë spektakle, Ami tregon nëse do rikthehet në ekran apo jo: Nuk kam një shtysë të madhe që…

Një ndër çiftet më të dashur publikun, janë padyshim Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi.

Dyshja ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ku iu përgjigjën mjaft pyetjeve nga moderatorja Arbana Osmani.

Një ndër pyetjet që Arbana i drejtoi Amit ishte nëse do ta shikojmë më në television. Ajo tha që nuk ka hequr dorë nga ekrani, por momentalisht është tejet e zënë me projektet e saj.

“Në mendjen time nuk e kam mbyllur. Nuk them kam hequr dorë, por kam krijuar një rrugëtim me disa gjëra të mia dhe të them të drejtën nuk kam një shtysë aq të madhe sa të marr pjesë. Ose ndoshta dhe s’ka qenë projekti i duhur”, tha Ami.