Prej disa ditës Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe pritet që shifrat esktreme për këtë javë të arrihen gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës. Raportohet se në kryeqytet temperaturat do të zbresin deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të së mërkurës, ndërsa në zonat malore parashikohet deri në -8 gradë Celsius.
Mesdita e nesërme pritet të sjellë një përmirësim të kushteve, pasi temperaturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë polare.