Humb jeten diten e sotme 45 vjecari shqiptar ne Greqi

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e djeshme në zonën e Larisës, Greqi.

Sipas mediave greke, dyshimet janë se shqiptari mund të ketë humbur jetën si pasojë e një goditje elektrike nga një makinë krasitje.

Fillimisht është njoftuar ambulanca për ngjarjen, për të shkuar në një njësi blegtorale, që ndodhet në Karya Olympos. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur 45-vjeçarin me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.