Humb jetën diten e djeshme regjisori i njohur

Dit te veshtira ne Ukraine ku cdo dite qytet po bombardohet. Diten e djeshme ka humbur jeten nje nga regjizoret me te mire lituanez.

Mediat e huaja shkruajnë se regjisori lituanez i filmit, Mantas Kvedaravicius ka humbur jeten. Lajmi është bërë i ditur nga një kolegu i tij rus, Vitaly Mansky.

Vlen të përmendet sakaq se Kvedaravicius ka dokumentuar prej kohësh Mariupolin dhe filmin e tij mbi qytetin e rrethuar të shfaqur premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në 2016.


Qyteti jugor është goditur nga predha ruse për javë të tëra, me qindra humbje.


Të shtunën, një tjetër regjisor dhe fotograf, ukrainasi Maksim Levin, u gjet i pa jete në veri të kryeqytetit Kiev. Ai ishte një bashkëpunëtor për një kohë të gjatë në Reuters.