Përbërësit
1 qepë
uthull molle
2 feta bresaola
1 qofte (të gatshme rrumbullake)
piper
spec i kuq
hudhër (e grirë imët)
kripë
djathë Gouda
1 vezë
1 lugë keçap
1 kastravec turshi
Përgatitja
Prisni qepën imët dhe e vendosni në një enë me pak uthull molle. Pasi keni përgatitur qoften i shtoni sipër piper, spec të kuq dhe hudhër.Punojeni edhe njëherë qoften me duar dhe shtojini kripë. Tani vendoseni për ta skuqur dhe shtojini sipër fetën e djathit.Më pas e hiqni dhe skuqni një vezë. Në një enë të vogël kombinoni ketchupin dhe majonezë.Pasi e keni ndarë simiten përgjysmë e lyeni me salcën që sapo përgatitët.Vendosini qoften, vezën, bresaola, kastravecat turshi dhe qepën. Hamburgeri është gati!