Donald Veshaj është një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh në “Big Brother Vip”. Ai është bërë kryefjalë e mediave rozë dhe portaleve që nga 5 tetori kur filloi ky sezon i ‘BB’.
Donaldi ka fituar mbështetjen e shumë fansave për shkak se ka një natyrë që i thotë gjërat troç dhe e jep gjithmonë mendimin e tij.
Mbrëmë, ai u zgjodh si më i preferuari i publikut. Kaq mjaftoi që të fillonin memet në rrjetet sociale, një ndër to është postuar në Instastory edhe nga gazetari Andi Vrapi, ku Donaldit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, firmos nga Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë Kamzë.
Sigurisht që kjo është një shaka dhe meme e radhës, por është edhe një formë mbështetje për të treguar simpatinë ndaj Donaldit, sidomos pas debateve të tij të forta me Ilirin.