Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Te shoqja”. Ai zbuloi shumë të reja nga jeta private.
Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse.
Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.
“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.