Mërgime Elshani, 32-vjeçare nga Astrazubi i Malishevës, ka humbur jetën dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi në mëngjes ishte aksidentuar nga një veturë.
Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se e Mërgimja në momentin kur është goditur nga vetura ka qenë në stacion, duke e pritur autobusin.
Për aksidentin fatal është deklaruar edhe policia.
“I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia e godet veturën e viktimës, më pas godet viktimën- këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.