Gruaja nga Shkodra solli ne jete 3 femije. Shikoni se sa bukur i ka quajtuar ato

Shkodër- Lajm i bukur vjen nga qyteti i Shkodrës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se familja Dhora janë bekuar me trinjakë.

Ajo ka zbuluar se ata edhe pse prematurë, janë shëndosh e mirë.

“Lajm i bukur nga Shkodra. Gëzim i jashtëzakonshëm për familjen Dhora që sapo janë bekuar me trinjakë.

Edhe pse prematurë, trinjakët Aniel, Enola dhe Blion janë shëndosh e mirë, falë punës së shkëlqyer të Dr. Amela Troshani, Dr. Servete Toshi dhe infermiere Jonida Hykaj, Orjeta Maka, Drande Demaj të Spitalit Rajonal Shkodër”, ka shkruar Manastirliu krahas fotos së ëmbël të bebushave.