Gruaja nga Korca fiton betejen kunder kancerit dhe keshillon te gjithe femrat

Përballë një sëmundje ku dhimbje është e madhe, ajo vendosi të mos dorëzohej.

Me trup të lodhur nga betejat, por me shpirt të pathyeshëm, ajo fitoi luftën më të madhe të jetës së saj – atë kundër kancerit. Historia e saj nuk është vetëm një fitore personale, por një frymëzim për të gjithë ato gra që kërkojnë forcë në momentet më të vështira

Anila Shehu nga Korça rastësisht kuptoi se vuante nga kanceri i gjirit, teksa tronditja për të ishte e madhe.

“Ishte rastësia, një prekje e momentit e cila në fillim me shqetësoi por edhe stepi për të shkuar në doktori. Duke menduar që gjërat duhen kapur në momentin e duhur, u drejtova tek doktoresha onkolge në Korçë, bëri ekzanmim fizik e me pas u drejtova në mamografia dhe eko. Përjetimi i parë i vështirë, nuk është e lehtë të përballesh me kancerin. “

Forca në vetvete, mbështetja e familjarëve dhe lutjet drejt Zotit ishin “ilaçi” më efektiv për Anilën

“U përpoqa të gjeja forca në vetvete, mbështetja e familjarëve të mi ka qënë e jashtëzakonshme në atë moment, shoqëria po ashtu. Mësova të jetoj me sëmundjen, e pranova në veten time që jam e sëmurë dhe do hyj në rrugë të vështirë. Durimi, njerëzit që ke përreth, mbështetja e tyre e domosdoshme, po nuk pate përkrahje, vetëm nuk ja del dot.

“Unë besoj shumë në Zot, ditët na I ka falur Zoti, shpresa duhet të jetë e fundit që vdes”.

Gruaja që arriti të mposhtë kancerin mendon për gratë e tjera që sot mund të jenë në luftën ku ishte ajo.

“Të bëhen të forta, të gjejnë forcën tek vetja të mbështeten tek njerëzit më të afërt që i duan dhe i mbështesin, kurajo. Duhet luftuar, jeta është e bukur për të jetuar. Janë sfida, them se sfidat i jepen atij që është i aftë t’i përballojë“.

Doktoreshë Jusilda, infermerët Keti dhe Ani luajtën një rol kyç për jetën e Anilës, ndërsa ajo vazhdon të ecë e qetë sot, si një shembull i gjallë se dashuria për jetën mund të mposhtë çdo dhimbje. kolibri.al