Gruaja gjen 5000 euro ne rrobat qe shet dhe ben xhestin e rall qe askush nuk do ta bente

Një grua që shet rroba të përdorura në tregun popullor të Papagout në Greqi ka bërë një gjest të rrallë.

Ajo ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar. Gruaja e identifikuar si Aleka i ka dorëzuar ato në polici në rast se dikush do shkojë për t’i kërkuar.

“Nuk mund të mbaja diçka që nuk është e imja”, deklaroi ajo.

Paratë i janë dorëzuar policisë por deri më tani askush nuk ka shkuar për t’i kërkuar. Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave.

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që paratë të shkonin për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës”. /abcnews.al