Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot për një izolim total, i cili perfshin nje bllokim tre-javor në të gjithë vendin, duke u përpjekur për të ndaluar një kërcim “agresiv” të infeksioneve, pas jane pare shume raste te rritjes por edhe të pacientëve të shtruar apo te intubuar në spitale.
Kjo mbyllje e vendit do të jetë e dyta që nga fillimi i pandemisë dhe do të fillojë të zbatohet të shtunën në datë 7 nëntor në mëngjes. Keshtu, thuhet se të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen por edhe udhëtimet ndërqytetase do të ndalohen, ndërsa autoritetet do të rifutin një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar, për të marrë leje që ta dalin nga shtëpia kur u duhet për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek, ose për të bërë stërvitje.
Megjithate e mira eshte se kopshtet dhe shkollat fillore nuk do te mbyllen ndersa shkollat e mesme do te mbyllen duke vijuar mesimin online pra ne distance.
Mitsotakis thotë se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të priste për të parë sesi do të funksionojnë kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte madh , – shpjegoi ai.
Gjithashtu kryeministri grek tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët që do të preken nga bllokimi i ri, duke deklaruar se detajet e planit do të paraqiten me vone gjate pasdites nga Ministri i Financave Christos Staikouras.
Por në të njëjtën konferencë, profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras paraqiti të dhëna nga javët e fundit që tregojnë rritjen masive të numrit të infeksioneve. “Virusi është këtu” dhe lufta kundër tij vazhdon, tha ai.