Është krejtësisht normale të zgjoheni në mëngjes me frymëmarrje të keqe. Era e keqe shkaktohet nga bakteret që mbajnë në gojë gjatë natës.
Fryma e keqe ndikon vetëbesimin e njerëzve dhe i bën ata të ndihen të zënë ngushtë. Megjithatë, ekziston një zgjidhje që do ta bëjë gojën të ndjehet e freskët dhe e pastër.
Përbërësit:
Lëngu i 2 limonave
Një gotë me ujë të ngrohtë
1/2 lugë gjelle pluhur kanelle
Një lugë mjaltë
Një lugë sodë buke
Përgatitja:
Së bashku me mjaltin dhe kanellën shtoni lëngun e limonave në një enë të pastër. Pastaj, shtoni ujë të ngrohtë dhe sodë buke. Zhvendoseni përzierjen në një shishe dhe tundeni mirë. Përdoreni këtë ilaç të fuqishëm si gargarë. Me një ose 2 lugë të këtij lëngu shpëlani gojën duke bërë gargarë.
Mjaltë dhe kanellë janë plot me veti të fuqishme antibakteriale. Soda e bukës ka veti zbardhuese dhe limoni është ai që do t’ju japë një frymë freskuese dhe të pastër.