Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Tirane ku mesohet se nje femije ka humbur jeten pasi shkoi tek dentisti.
Gjyshi i 3 vjecarit eshte shprehur se:Janë në gjendje shokuese, të rëndë. Ata janë një çift i ri që kanë humbur një fëmijë 3 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh dikujt në vendin tonë.
Ajo që e bën më të rëndë rastin është se u vra nga dora e një mjeku, një mashtruesi që pasi ndodhi ngjarja u përpoq të mbulonte gjurmët e krimit. Sepse djalin ne e kishim si kokrra e mollës.
Ne e çuam fëmijën për të bërë pastrimin e dhëmbëve sepse kishte të zeza, dhe normalisht si çdo prind që merr masa kërkuam t’i bënim një vizitë tek dentist. Pyetëm njerëz vërdallë për të na rekomanduar një mjek të mirë dhe na rekomanduan këtë si mjek. Roland Xhaxhua, sepse vetëm mjek nuk mund t’i them.
Vajtëm para disa ditëve dhe u këshilluam me vajzën dhe zotërinë, bëmë edhe pazarin e punës, ramë dakord. E vizitoi djalin, i bëri analizat, e mori në krahë djalin dhe po luante me të sepse djali ishte fëmijë i qeshur.
Ne menduam se kishte 4 dhëmbë dhe dy dhëmballë dhe për të pastruar gojën. Por ai e mori dhe vijoi punën. Ne ishim të shqetësuar sepse operacioni zgjati për një kohë të gjatë.
Dhe pyetëm gjithandej, na tha që është mirë. Kur e pyetëm pse kaq kohë e gjatë na thanë që prit sa t’i dalë narkoza. Ne i thamë 4 dhëmbë dhe dhëmballët, ai i bëri djalit 14 vetëm për të marrë lekë.