Qeveria Rama ka bërë bilancin pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të cilat detyruan autoritetet të kalojnë në gjendje të jashtëzakonshme ku u pezullua edhe mësimi në të gjithë shkollat e vendit. Sot raportohet se në të gjithë Shqipërinë akset rrugore janë të hapur për qarkullimin e automjeteve.
Temperaturat – Zona me e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celsius. Temperatura të tjera të ulëta do të shënohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celsius.
Problemet me furnizimin me ujë, qeveria njofton: “Vetëm në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Nuk ka probleme as me energjine elektrike në të gjithë Shqipërinë”