Nuk do të shijoni asnjë udhëtim me makinë nëse gjatë lëvizjes do të përjetoni ndjesinë e të përzierave. Kur truri merr sinjale konfuze nga sytë dhe veshi i brendshëm, gjithçka që ju do të kërkoni të bëni ëshrtë të villni. Gjyshet mund t’ju kenë thënë shumë truke për ta ndaluar këtë gjë, duke filluar nga nuhatja e duhanit e deri tek pirja e lëngut të limonit, por Living do të ndajë me ju edhe gjashtë metoda të tjera shumë efektive në mënyrë që të mos ju “zërë” makina.
1. Sigurohuni që ajri në makinë të mos jetë i kondicionuar, por i freskët. Rrini pranë dritares dhe thithni ajër të freskët.
2. Mos udhëtoni me stomakun bosh, por gjithmonë para se të niseni në një udhëtim të gjatë konsumoni biskota të thata në mënyrë që t’ju thithin lëngjet e stomakut.
3. Pijet e gazuara (me limo nose portokall)duket se kanë një efekt qetësues për stomakun kur ndjeni të përziera për shkak të lëvizjeve. qetësojnë stomakun. ËebMD rekomandon kombinimin e efekteve qetësuese të xhenxhefilit me carbonation. Dorëzimi i dikujt që tenton të luftojë me sëmundjen e lëvizjes, mund të ndihmojë një aleancë me xhenxhefil.
4. Xhenxhefili do t’ju ndihmojë gjithashtu të qetësoheni. Pini një gotë ujë ku në të keni tretur një lugë xhinxher pluhur dhe keni shtuar një lugë çaji lëng limoni.
5. Limoni dhe karamelet me mente janë të njohura gjithashtu për vetitë qetësuese që kanë në kësi rastesh.
6. Para se të ndjeni të përzierat mund të përtypni çamçakëzë me mente.
Udhëtim të mbarë
SHIKO.NEWS