Reality show ‘Soy Georgina’ do të jetë me gjashtë kapituj prej rreth 45 minutash në të cilët shihet dita e përditshme e influencueses dhe të dashurës së Cristiano Ronaldos. Aty do të zbulojmë se si është me miqtë e saj, në jetën e përditshme, udhëtimet, ngjarjet, si planifikon gjithçka.
Falë këtij reality show-t më në fund mësuam se si Cristiano dhe Georgina u njohën dhe si lindi dashuria në vitin 2016.
Georgina: Ishte një e enjte vere. Punoja tek Gucci. Më duhej të dilja në orën 5 dhe një koleg më thirri të qëndroja edhe gjysmë ore për t’i shërbyer një klienti. Kur po dilja nga dyqani, u shfaq një burrë i pashëm i gjatë gati dy metra i shoqëruar nga një fëmijë dhe një grup miqsh. I pashëm. Djali më përshëndeti me shumë mirësjellje dhe qeshi. Fillova të ndjeja gudulisje në stomak. Dhe mendova: çfarë nuk shkon me mua? As nuk doja ta shikoja, më vinte shumë turp.
Cristiano: Ishte një moment klikimi dhe më mbeti në kokë, është e vërteta absolute…
Por ato ditë ndodhën disa gjëra që e ngadalësuan lidhjen.
Georgina: Ai kishte shumë ndeshje por një ditë përkonim në një ngjarje tjetër, ai ishte me shokët dhe vëllain e tij. Dhe më tha: ‘Gio, a dëshiron të vish të darkosh me ne? Mendova se ka ardhur koha. Isha shumë e emocionuar dhe rrugës për në restorant duart tona u takuan me njëra-tjetrën dhe ndjeva sikur ato duar kishin qenë me mua për një kohë të gjatë. Ishin duar të njohura, që përshtateshin në mënyrë të përkryer. Shkuam për darkë, më pas shkova në shtëpi dhe dëgjoja zemrën time të rrihte bum bum.
Cristiano: Kur shtrënguam duart ishte një moment unik… Ajo ishte një vajzë super interesante, e pjekur dhe unë fillova të tërhiqesha nga ajo.
Georgina: Po vdisja ta shihja dhe të isha me të, por nuk doja t’i shkruaja. Ai më shkroi pas ndeshjes dhe natyrisht nuk i thashë se po e mendoja, i thashë që isha ulur në shtëpi dhe se do të flija. Ai tha: ‘a dëshiron të darkojmë bashkë?’ dhe unë thashë, ‘Mirë’. U nisa e lumtur me çantën e shpinës dhe arrita tek shtëpia e tij. Ai kishte përgatit darkën e tij e cila ishte pure, perime dhe pulë.
Një tjetër nga episodet që ajo kujton në reality show-n e fillimit të lidhjes së tyre është:
Georgina: Ai erdhi pas punës për të më marrë. Ai vinte ndonjëherë me Bugatti. Shokët e mi u trembën. Mbërrita me autobus dhe u po kthehesha me Bugatti.
Cristiano: Ishte makina që kisha, nuk mund të shkoja me një tjetër. Ishte fillimi i një lidhjeje super të bukur. Me kalimin e kohës ndjeva se ajo ishte gruaja e jetës sime.