Përbërësit
500 gr miell i tipit 00
130 gr qumësht
90 gr gjalpë
80 gr sheqer
30 gr rrush i thatë
20 gr maja birre
1 vezë
gjysmë shkopi vanilje
limon
sheqer kaf
kripë
Përgatitja
Për përgatitjen e fokaçes së ëmbël, hidhni rrushin e thatë në ujë.Vëreni të ziejë qumështin me vanilje, 60 gr. sheqer dhe 5 g kripë.Hiqeni nga zjarri dhe kur të jetë ftohur largojeni vaniljen dhe shkrini në të majanë dhe 75 gr gjalpë.Punojeni miellin me vezë dhe qumështin deri sa të merrni një masë elastike homogjene.Në fund fusni dhe rrushin, e shtrydhur lehtë dhe të lyer me pak miell. Mbulojeni brumin me ndonjë copë të lagësht dhe lëreni të vijë në 30 °C për 30 minuta.Më pas hapeni në një tavë të lyer me gjalpë (27×38 cm) dhe lyejeni me 5 lugë ujë të përzier me 20 gr sheqer dhe 12 gr lëng limoni. Lëreni të vijë dhe për 30 minuta të tjerë.Spërkateni në fund me sheqer kaf dhe futeni në furrë në temperaturë 210 °C për 20-25 minuta. Është shumë e shijshme e shoqëruar dhe me marmelatë, reçel apo mjaltë.