Dimri kete vit po vjen dhe nje nga problemet e ketij viti eshte dhe energjia elektrike dhe tani po hidhen shume ide se si te kursejme energjine elektrike.
Por ky eshte truku qe japin ekspertet se si ti beni makaronat dhe te harxhoni me pak energji.
Fituesi i çmimit Nobel në fizikë, Giorgio Parisi ka sjellë këtë ide që familjet të përballojnë krizën energjetike.
Ja se si shprehe ai:“Gjëja më e rëndësishme është të jetë gjithmonë tenxherja me kapak, nxehtësia humbet në rast të zbuluamit. Pasi makaronat zihen, unë e ul gazin në minimum në mënyrë që të ziejë ngadalë pa përdorur gaz. Gjithashtu mund të provoni ta fikni, ashtu siç sugjeroj në këtë post, i cili nuk është i imi, por i Alessandro Busiri Vici. Është e dukshme që në këtë mënyrë ne konsumojmë më pak dhe mendoj që makaronat gatuhen. Në fund të fundit, makaronat gatuhen mirë edhe në male me ujin që zien në 90 gradë. Kapaku është thelbësor,”- shkroi ai në Facebook.
Prodhuesit italianë të makaronave të Unione Italiana Food pretendonte se nëse përdorni kapakun gjatë zierjes, mund të kurseni kohë dhe deri në 6% të energjisë.